Aktualitet

Gjendet një person i mbytur në një rezervuar në Korçë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:01 - 13/06/21 |
mapo.al

Një person i paidentifikuar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë






Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:13, sot. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin e trupit të viktimës.


Sakaq, trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ndërsa pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes.





Njoftimi i Policisë
Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.



Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

11


Etiketa: , ,

Pas