Një person është vetëvrarë me armë gjahu pasditen e sotme në Divjakë, në rrethana të paqarta.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në fshatin Gradishtë të Divjakës.
Sipas policisë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë, shtetasi Andrea Çuni, 66 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.