Një predhë ka alarmuar banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë. Predha është parë rastësisht nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Nuk dihet se si predha ka përfunduar në atë vend, ndërsa në zonë tani gjenden policia dhe forcat xheniere që po bëjnë këqyrjen.
Policia ka krijuar perimetrin e sigurisë me qëllim shmangien e rrezikut për banorët.