Një valixhe e dyshimtë është gjetur në Rrugën e Kavajës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në afërsi të një kompleksi pallatesh, ku është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe.
Mësohet se, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.