Aktualitet

Gjendet trupi i aktores që u mbyt në liqen: Arriti të shpëtonte të birin, por jo veten





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:43 - 14/07/20 |
mapo.al

Një trup i gjetur ditën e djeshme në Liqenin Piru, u identifikua si aktorja Naya Rivera, e cila u mbyt disa ditë më parë gjatë një shëtitjeje me varkë me të birin.


Policia bëri me dije se Rivera përdori forcën e fundit për të shpëtuar të birin, por nuk ia doli të shpëtonte veten.


4-vjeçari u tha autoriteteve se ai dhe e ëma kishin hyrë në ujë për të notuar, por ajo nuk u kthye në varkë. Ai u shpreh se kur ktheu kokën pas e pa të ëmën të zhdukej në ujë.



Djali i aktores Naya Rivera u gjet në bordin e varkës në gjumë dhe me një jelek shpëtimi të veshur, ndërsa një jelek të rriturish ishte në bord.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas