Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një 50 vjeçari në Fier – Dyshimet e para














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:26 - 06/01/21 |
mapo.al

Vajkan, Fier – Trupi i një 50 vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në anë të rrugës.






I identifikuari me inicialet G.Gj., banues në fshatin Vajkan, dyshohet paraprakisht se ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një automjet, dhe më pas ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit mendohet se është larguar nga vendngjarja, pa i ardhur në ndihmë.


Për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit të krimit, grupi hetimor është vendosur në lëvizje.







Njoftimi i Policisë:




Fier/ Informacion paraprak



Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shenja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan. Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: ,

Pas