Aktualitet

Gjendje e jashtëzakonshme në Venecia, niveli i ujit arrin 187 cm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:10 - 14/11/19 |
mapo.al

Niveli i ujit për shkak të përmbytjeve dje në Venecia, kapi lartësinë e 187 centimetrave, shumë pranë rekordit të vitit 1966 kur lartësia e ujit kapi 190 centimetra.

Specialistët e inxhinierisë janë shprehur se nga përmbytjet e djeshme, Bazilika e San Marco me shumë mundësi kanë pësuar dëme të cilat për momentin është e pamundur të evidentohen.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se do të miratojnë dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Venecia.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të na lejojë që të fillojmë ndarjet e para financiare në lidhje me shpenzimet e ndihmave të para që synojnë rivendosjen e funksionalitetit të shërbimeve”, tha Conte.








Etiketa: , , , ,

Pas