Aktualitet

Gjenerali-mjek emërohet nga Meta si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 29/07/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot gjeneral major Rushit Begajn si Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.


Begaj, që gradën e gjeneral majorit e kishte marrë në 3 korrik, mbante deri më tani detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.


Lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë, Begaj është i pari mjek që arrin majën e hierarkisë ushtarake.


Ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1989, dhe më pas është specializuar në vend dhe jashtë në mjekësinë ushtarake, ku ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Spitalit Ushtarak në kryeqytet.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas