Thursday, October 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

GJEOPOLITIKA – Pse Europa është kaq shumë e ndjeshme ndaj propagandës kineze

by mapo.al
01/09/2021
in Aktualitet, Bota
0

Që shoqëritë perëndimore janë nën presionin e propagandës kineze, ky nuk është aspak një lajm. Por ajo që analizohet më rrallë është fakti se ndjeshmëria jonë ndaj saj, buron nga një traditë e gjatë e ekzotizmit të vetë kinezëve – larg traditës së Orientalizmit, e cila paradoksalisht sot i është bashkuar prirjeve autoritare të brendshme në mesin e populistëve perëndimorë, për të krijuar një terren pjellor për lojërat e Pekinit për të pasur influencë.

Orientalizmi 2.0 karakterizohet nga një admirim që mezi fshihet për arritjet e Lindjes dekadat e fundit. Në fakt, Kina e ka zëvendësuar sot Japoninë e viteve 1970, si një vend që “i bën gjërat ndryshe” dhe që synon të kapërcejë ekonomikisht demokracitë e vjetra.



Kur kryeministri i Kinës Zhou Enlai u pyet nga Henry Kissinger në vitin 1971 se çfarë mendonte mbi ndikimin që kishte pasur Revolucioni Francez, ai u përgjigj shkurt “Është shumë herët për ta thënë!”.
Ky episod e përmbledh gjithë dinamikën: “babai” i real-politikës perëndimore takon të urtin enigmatik lindor. Padurimi grindavec perëndimor, është në kontrast me durimin strategjik kinez; sipërfaqshmëria “jonë” bie ndesh me sensin “e tyre” mbi historinë.

Me përjashtim të faktit që u zbulua më vonë nga Chas Freeman, përkthyesi i Kissinger në atë takim, se Zhou Enlai thjesht e keqkuptoi pyetjen. Ai mendoi se bëhej fjalë për revoltat studentore të majit 1968, dhe jo për Revolucionin Francez të 1789.

“Shumë herët për të folur”, ishte përgjigjja politikisht e saktë e Partisë Komuniste Kineze (PKK) në vitin 1971, që ishte zhgënjyer nga një tjetër përpjekje e dështuar për të shtypur kapitalizmin në rrugët e Francës 3 vjet më parë. Pra, Zhou nuk po fliste me gjuhën e përjetshme të Konfucit dhe Sun Tzu, por vetëm sa po përsëriste parullat “The Daily People”, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kineze -që merrej enkas me një propagandë të krijuar për të manipuluar zemrat dhe mendjet e popullit kinez, që në atë kohë nuk dinte pothuajse asgjë mbi Perëndimin.

Ne e kemi bërë zakon këtë gjë. Përsërisim vazhdimisht marrëzitë pompoze që vijnë nga udhëheqësit kinezë dhe kërkojmë kuptime më të thella atje ku nuk ka. Jemi të tunduar të besojmë, dhe shpesh padashur qarkullojmë histori mbi triumfet e regjimit komunist, ndërsa injorojmë realitetet e zymta, të cilat janë shumë të dukshme.

Libri i Kuq i Vogël – një koleksion prej 267 aforizmash nga Mao – u përmend gjatë debateve në parlamentin britanik në vitin 2015, si një udhëzues i besueshëm për strategjinë afatgjatë të Kinës. Sigurisht, kjo nuk është asgjë e re. Regjimi kinez është i paqartë dhe jo-demokratik, dhe përçarjet e tij të brendshme dhe lojërat brutale për pushtetit mbeten të fshehura.

Pak njerëz nga rrethi i ngushtë arrijnë të anashkalojnë censurën dhe të flasin për pasigurinë, sjelljen oportuniste dhe vendimmarrjen e rastësishme që udhëheq politikën e Pekinit. Një libër i botuar së fundmi, shpjegon sesi gjatë Revolucionit Kulturor vrasësit e nxitur qëllimisht nga burgu nga Mao, pra një fraksion i Gardës së Kuqe, doli triumfues dhe u bë “brezi i Deng Xiaoping”.

Ata ishin të njëjtët, të ashtuquajtur “pragmatikë”, që 10 vjet më vonë, hapën zjarr mbi njerëzit në Sheshin Tiananmen. Presidenti aktual, Xi Jinping, është djali i një udhëheqësi të rëndësishëm, që u dhunua nga radikalët gjatë viteve të trazuara të qeverisjes së Maos. Por kur u rehabilitua i lau hesapet më vonë me ta.

Historia familjare dhe rrjetet klanore, kanë rëndësi në politikën kineze të paktën po aq sa edhe ideologjia dhe strategjitë. Fushata e supozuar antikorrupsion e ndërmarrë nga Xi pasi mori detyrën e presidentit duhet të shihet për atë që është: një luftë klanore, dhe jo një përpjekje për “reformë”, siç e përshkruan organet e PKK.

Megjithatë, shumë njerëz në Perëndim, i marrin seriozisht këto shpjegime. Mbështetësit e zhvillimit autoritar të Kinës, e injorojnë shkallën në të cilën politika kineze është rezultat jo aq i planifikimit afatgjatë, por i vendimeve oportuniste dhe larjes së hesapeve midis grupeve të ndryshme brenda partisë, ushtrisë dhe sektorit të biznesit.

Plus pak ndryshim. Ata duhet që të lexojnë librin e Kornai Janos rreth mënyrës se si funksionoi sistemi socialist, përtej dokumenteve partiake. Planet 5-vjeçare ekzistonin vërtet, por kryesisht si një formë rituali. Ndërsa në realitet, e gjitha ishte kudo improvizim, në mesin e një përpjekje për të përballuar presionet konfliktuale që lindin nga vetë natyra e regjimit.

Lajmet e rreme dhe keqinformimi kanë qenë gjithnjë burime natyrore të këtij lloj sistemi.

Është e vërtet, turbo-kapitalizmi i zbatuar përmes metodave leniniste në Kinën e sotme, nuk është e njëjta gjë me komunizmin e Maos. Përparimi i vendit në aspektin e PBB-së për frymë, krijimit të një infrastrukture moderne, dhe nxjerrja e qindra miliona njerëzve nga varfëria ekstreme, nuk mund të mohohet.

Por as kjo gjë nuk është unike, përveç shkallës së saj. Kjo është ajo që pret dikush, kur një lloj normaliteti lejon ri-ngritjen e një ekonomie që ka qenë në krizë prej kohësh, teksa një shoqëri bën kalimin gradual nga vetëmjaftueshmëria rurale tek urbanizimi dhe industrializimi.

Është një epikë e madhe historike, e zmadhuar pas katastrofave të rënda që sollën Hapi i Madh përpara dhe Revolucionit Kulturor. Në fakt, ka që tani shenja se efekti po zbehet. Po ashtu, ndërsa nuk mund të mohohet fakti që Kina e menaxhoi krizën e Covid me një efikasitet të pamëshirshëm, a është në fakt e habitshme pse një regjim totalitar është më i miri në botë në imponimin e bllokimeve, kontrollimit të lëvizjes së njerëzve, dhe heshtjes së tyre?

Ose marrim Nismën e Rrugës (BRI), të shumëdiskutuar, temë e librave të pafundmë në Perëndim viteve të fundit, ku shprehet admirim për guximin strategjik kinez.

Në realitet, ajo nuk është asgjë më shumë sesa një platformë e gjerë propagandistike, me dimensione gjithnjë e në ndryshim (pa listë të qartë projektesh, dhe pa një buxhet të saktë), që po përdoret nga grupimet ekonomike brenda Kinës për t’u zgjeruar jashtë vendit në kurriz të rivalëve të tyre të brendshëm.

Nën Presidentin Xi, indoktrinimi i brendshëm është bërë një qëllim më i qartë. Fronti i Bashkuar, një organizatë me një mandat të gjerë për të mbikëqyrur dhe integruar qytetarët që nuk janë anëtarë të Partisë Komuniste, është gjithnjë e më agresiv.

Ai infiltrohet dhe kontrollon sektorin privat, për t’u siguruar që përparësitë e tij të jenë në përputhje me ato zyrtare. Kriza e Covid-19, u pa nga Partia Komuniste Kineze si një mundësi e përsosur për të demonstruar para qytetarëve të saj avantazhet e mobilizimit të stilit ushtarak dhe shtypjen e disidencës.

Ne, jashtë Kinës, jemi vetëm dëmi anësor i kësaj përpjekje gjigante të propagandës dhe manipulimit, që synon në radhë të parë vetë popullin kinez. Në pranverën e vitit 2020, gjatë valës së parë të pandemisë, avionë me pajisje mjekësore u ulën në Beograd apo Romë, teksa liderët perëndimorë mbajtën fjalime falënderuese ndaj Pekinit.

Publiku kryesor për këtë shfaqje ishte sërish ai në Kinë, dhe jo votuesit perëndimorë. “Rruga e Mëndafshit e Shëndetit”, një projekt i epokës së Covid-19 synon të jetë mbi të gjitha një dëshmi për popullin kinez se sa të domosdoshëm janë bërë udhëheqësit e tyre në arenën globale.

Kur kjo narrativë dëmtohet nga lajmet mbi cilësinë e dobët të pajisjeve mjekësore kineze, apo më së fundmi mbi efikasitetin e ulët të vaksinës së saj, Pekini bëhet agresiv, dhe përhap majtas dhe djathtas informacion të rreme mbi vaksinën e Pfizer. E megjithatë, sërish nuk është pjesa tjetër e botës, por vetë qytetarët kinezë ata që po indoktrinohen.

Por në shumicën e kohës Pekini nuk ka nevojë të bëjë propagandë. Në Evropë ne kemi shumë politikanë që admirojnë autoritarizmin apo ndikuesit me prirje antiperëndimore. Injoranca e disa evropianëve për realitetet kineze, e bën më të lehtë punën e këtyre të fundit.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për vendet më të reja anëtare të BE-së në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, si dhe në Ballkanin Perëndimor.

Tags: EuropaKinapropagandaSorin Ioniță“Center for European Policy Analysis”

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
44-vjeçarja ndërron jetë pak orë pasi u vaksinua me Astra-Zeneca, nisin hetimet

Kaos në Greqi, refuzuan vaksinimin, pezullohen 10 mijë mjekë e infermierë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In