Në radhët e personazheve të njohur shqiptarë që parakaluan në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, ishte edhe Armina Mevlani. E teksa u paraqit e kuruar në detaje, nusja e ardhshme e ish-kryeministrit Sali Berisha ka takuar edhe blogeren e njohur italiane Chiara Ferragni.
Sigurisht, nuk mund të mos postonte një fotografi bashkë me të. “Gjëra vajzash”-ka shkruar Mevlani krahas fotos së publikuar në “Insta Story”. Kjo miqësi e tyre me shumë gjasa ka lindur përgjatë tentativa të blogeres shqiptare për t’i dhënë jetë një bashkëpunimi me markën “Ferragni”, të cilën sot e ka si ndër më kryesoret të dyqanit të saj.