Gjergj Bojaxhi: Kur pazari i vë kazmën historisë

Nga Gjergj Bojaxhi

Kompleksi Teatror (sot Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental Kombëtar) mbart një histori të jashtëzakonshme 80 vjeçare për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Një histori kulture por edhe politike që të paktën pjesërisht regjimi i mëparshëm me dije apo pa dije na e kishte fshehur. U desh një studiues i vetëm, dhe e falenderoj Z. Plasari për kontributin e tij, për ti nxjerrë në pah akoma edhe më shumë këto vlera. Historia dhe ngjarjet që kanë ndodhur në këtë godinë, përtej arkitekturës unike, janë arsyet kryesore për ta ruajtur këtë objekt. Duke prishur godinën, e cila është Tempull i Kulturës sonë, historia harrohet. Kombet ekzistojnë në sajë të kulturës dhe kujtesës. Duke e prishur, ne zyrtarizojmë fshirjen e historisë. Duke e prishur, ne dëmtojmë kujtesën tonë kulturore dhe shtetformuese, në një kohë kur ne kemi nevojë më shumë se kurrë për të. Më lini t’ju vë në dukje se Shtëpia e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, nga ana arkitekturore është një godinë pa vlera të vecanta, por ajo që e bën të veçantë dhe që e kthen në një Tempull për ne, nuk janë ato katër mure katrore pa asnjë vlerë në vetvete, por fryma dhe shpirti i atyre burrave që punuan e vepruan aty brenda. Ishte shpirti i atyre burrave që në një moment kyç të këtij kombi e kthyen atë godinë në Tempull.
Në vitin 1938, plot 80 vjet më parë, shteti i ri shqiptar pati vullnetin dhe gjeti mundësinë, për të filluar projektin e Kompleksit Kulturor Skënderbeu ku bën pjesë edhe Teatri Kombëtar, duke hedhur themelet e një historie kulturore pa shkatërruar ndonjë identitet publik të mëparshëm.
Qëndrimit të Ministrisë së Kulturës, se ky objekt nuk është vlerësuar kurrë për t’u kategorizuar si Monument i Trashëgimisë do i përgjigjesha duke thënë se ky nuk është një argument por një turp për këtë Ministri. Është turp për këtë Ministri që në vitin e shpallur nga vetë kjo qeveri, si Viti i Skënderbeut, i vë kazmën një nga objekteve kulturore të ndërtuar në emër të tij.
Unë si qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi ndihem i fyer që shteti im më thotë “se nuk ka para të restaurojë Teatrin Kombëtar”, pasi më ka rritur taksat e tarifat pothuajse në çdo fushë të jetës. Ndihem i fyer që shteti im më thotë “se nuk ka para të restaurojë Teatrin Kombëtar”, kur niveli i korrupsionit dhe patronazhit tashmë kanë arritur përmasa ku janë norma dhe jo përjashtime. Ndihem i fyer që shteti im më thotë “se nuk ka para të restaurojë Teatrin Kombëtar”, pa më bërë edhe një herë të vetme thirrje për kontribut. Sa herë shteti shqiptar ka bërë thirrje qytetarët i janë gjendur. Rasti më i fundit është ai i vitit 1999 kur me qindra mijëra familje, pertej nivelit ekonomik, iu përgjigjën thirrjes dhe hapën shtëpitë e tyre për të pritur viktimat e genocidit serb në Kosovë. Dhe ky është edhe një funksion bazë edukativ i shtetit. Të edukojë shoqërinë aty ku e ndjen se ajo ka probleme. Le ta bëjnë këtë thirrje si qeveri dhe do të shikojnë reagimin e qytetarëve.
Pse duhet prishur ky Teatër për të bërë tjetrin? Mos vallë numri i qytetarëve që ndjekin teatrin ka rënë për shkak të vjetërsisë së godinës? Unë besoj se vjetërsia e godinës është vlerë dhe jo antivlerë, ndryshe nuk do shpjegohej arsyeja që qytetarët e Tiranës, vrapojnë drejt Korçës cdo fundjavë apo turistët e huaj drejt Gjirokastrës, Beratit e Krujës.
Mos vallë nuk frekuentohet teatri për shkak të kalibrit të aktorëve të sotëm që kryeministri ka kaq shumë dëshirë ti përmendë dhe denigrojë? Po atëhere pse po këta qytetarë ngulen me qindra e mijëra përpara ekraneve të televizorëve për të parë po këta aktorë gjatë fundjavave?
Pavarësisht gjithë këtyre muajve debatesh kryesisht fiktive, dëgjesash të stisura, e mediave gjithmonë e më të blera, e vërteta përsëri ka arritur të dalë në pah. Vjetërsia e godinës, materialet e ndërtesës, të cilave akoma nuk i është bërë një analizë e vetme laboratorike, sallat e vogla, telat e elektrikut, etj, nuk janë arsyet por pretekstet për të prishur këtë objekt në qëndrën historike të Tiranës. Kryeministri ka bërë një Pazar të mbyllur me një biznesmen dhe kaq. Fatkeqësisht ky është modeli i qeverisjes së sotme. Fatkeqësisht për interesin publik dhe fatmirësisht për ata që janë pjesë e këtij pazari të mbyllur. Një Pazar i cili i veshur me formën e një ligji në parlament thyen dhe tejkalon çdo preçedent të mëparshëm të korrupsionit politik.
Në qoftë se ne flasim për Korifenjtë e skenës kjo godinë është Tempulli i tyre që sot disa kërkojnë ta prishin. Korifenjtë nuk u bënë të tillë thjesht nga talenti i tyre, apo nga cilësia e sallës, apo edhe nga materiali i ndërtimit të godinës por nga fryma dhe morali që përçuan duke farkëtuar breza të tërë me një identitet civil. Ne, as nuk i nderojmë e as mund ta ruajmë këtë frymë duke prishur Tempullin e tyre. Kurrë në historinë njerëzore, në asnjë vend më parë, rilindja e vlerave në shoqëri nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë nga asfalti, xhamat, hekurat, apo betoni e as nga pazaret e mbyllura midis politikanëve me një grusht biznesesh. Ndërtimi i një Teatri të Ri Kombëtar në këtë mënyrë jo vetëm që po tenton të shkatërrojë në mënyrë të dhunshme historinë kulturore dhe politike të vendit por po na thellon antivlerat e arrogancës, manipulimit dhe patronazhit. Këto antivlera na kanë futur dhe po vazhdojnë të na fusin edhe më thellë në krizën në të cilën shoqëria jonë po lëngon kaq gjatë. Ligji për të prishur Teatrin Kombëtar, si për mënyrën se si ka ardhur deri këtu ashtu edhe për përmbajtjen që mbart në vetvete, është një dështim i frikshëm në nevojën që ka shoqëria jonë për të farkëtuar një frymë dhe identitet bashkëkohor Europian.




Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252