Aktualitet

Gjergj Cukali, i arrestuari që vendosi tritolin dhe bëri atentatin në Kamëz














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:13 - 24/02/21 |
mapo.al

Policia e kryeqytetit ka zbardhur ngjarjen e datës 9 shkurt në Kamëz ku si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi në automjet mbeti i gjymtuar Gjon Mena. Sipas policisë i dyshuar kryesor për këtë ngjarje është Gjergji Cukali, i dënuar më parë. Bashkë me Cukalin në pranga janë vënë edhe Enver J. dhe Edmond J.





Sipas policisë në kuadër të operacionit “Sateliti” janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera të cilët tre autorët e dyshuar i kanë përdorur në tentativë për të vrarë Memën, i cili si pasojë e shërthimit ka mbetur i dëmtuar në gjymtyrë.


Ndaj tre personave të arrestuar tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioni.




Po kush është Gjergj Cukali

Ai është i njohur si i “forti” i Myslym Shyrit dhe ka miqësi me persona të njohur të botës si krimit, mes tyre edhe Emiljano Shullazi.


Akuzat që rëndojnë mbi të janë të shumta, duke filluar nga pengmarrje, armëmbajtjet pa leje dhe shpërndarje droge. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Lexo edhe :  I dënuar në Itali për prostitucion, arrestohet në Fier Saimir Mehmeti

Ndërsa në Korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë. Ky grup drejtohej pikërisht nga Cukali, dhe sipas policisë, fitimet e tyre shkonin në 50 mijë Euro në muaj.

Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004 në rrugën “Myslym Shyri” pas një konflikti për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh.

Më 20 Gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë Gjergji Cukali u arrestua, pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

LEXO EDHE:

Atentati me tritol/ Arrestohen 3 persona që tentuan të vrisnin Gjon Menën

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas