Qeveria ka vendosur të shtojë më shumë ndërgjegjësimin e grekëve për krimet e nazistëve.
Sipas Spiegel, një video po transmetohet në metronë e Athinës.
Video bardhezi tregon momentin kur gazetari i njohur Kostas Stavropoulos njofton se gjermanët nazistë janë tek dyert e Athinës.
“Agresorët gjermanë janë në dyert e Athinës. Vëllezër e motra, kujdes! Pas pak minutash Radio Athina nuk do jetë më në greqisht. Do jetë gjermanisht dhe do thotë vetëm gënjeshtra”.
Mesazhi i përket 27 prillit 1941, ora tetë e mëngjesit.
Shtatë orë më vonë flamuri nazist valëvitej mbi Akropol.
Video është pjesë e një fushate nga Ministria greke e Mbrojtjes.
Greqia prej kohësh ka pretendime për miliarda euro dëmshpërblime lufte nga Gjermania, për krimet e kryera në Luftën e Dytë Botërore.