Kronika

Gjermani/ Çekaj po hetohet… arsyeja pse po vonon ekstradimi i tij për çështjen e 613 kg kokainë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 13/07/18 |
mapo.al

Procedurat ligjore në Gjermani po vonojnë prej 2 muajsh ekstradimin drejt Shqipërisë të Arbër Çekajt, porositësit të kontenierit me banane nga Kolumbia, ku u kapën 613 kg kokainë.


Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, nga ana e autoriteteve tona janë dërguar të gjitha letër-porositë dhe mbetet në vlerësim të autoriteteve gjermane ekstradimi i pronarit të firmës “Arbri Garden”.


Po sipas burimeve, vonesa e esktradimit të Çekajt lidhet edhe me hetimin që krahas autoriteteve shqiptare po zhvillojnë edhe agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit për sasinë rekord të kokainës që mbërriti në Durrës.



38-vjeçari me origjinë nga Tropoja besohet se ka dhënë shpjegime të vlefshme mbi rolin e tij dhe skemën e trafikimit të drogave të forta. Ai u arrestua në një provincë të Dyzeldorfit më 4 maj dhe për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë përdorte identitet të dyfishtë me mbiemrin Jansen.

Lexo edhe :  Tiranë - Pronari, kamarieri dhe 4 klientë kapen në lokal duke konsumuar kokainë

Për ngarkesën rekord të kokainës së kapur ndonjëherë në Shqipëri, vijojnë të mbeten pas hekurave vetëm shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i firmës, Donaldo Lushaj, ndonëse dyshohet se në këtë ngarkesë janë të implikuar disa grupe kriminale.


Por, që prej 28 shkurtit, kur në Durrës u kap sasia e drogës me vlerë 180 milionë euro, veprimet policore duket se janë të vakta. Dosja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe task forca speciale e policisë për operacionin “forca e ligjit”.

Kjo e fundit njoftoi të enjten bllokimin e dy llogarive bankare për llogari të subjekteve të “Arbri Garden” dhe “Ecoalmax shpk”, në vlerën e 38 mijë dollarëve dhe 10 milionë lekëve./TCH/


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas