fbpx

Aktualitet

Gjermani, detaje për vrasjen e shqiptarit: 27-vjeçari ishte boksier






               Publikuar në : 09:28 - 21/09/19 |
mapo.al

Një 27-vjeçar shqiptar që jetonte në Gjermani është gjetur i vrarë të dielën e kaluar, ndërsa autorët e krimit ende nuk janë zbuluar. Trupi i pajetë u gjet nga një kalimtar, në një zonë të pyllëzuar, në Dölauer Heide. Mediat gjermane shkruajnë se viktima është identifikuar si Ismail P. 27 vjeç, dhe ishte boksier joprofesionist.


Sipas dëshmisë së një taksisti, shqiptari kishte lënë një çantë me karta në makinë, duke i thënë se do të kthehet shpejt.  Viktima i kishte thënë taksistit se do shkonte të takonte një mik dhe duhet ta priste aty deri sa të kthehej….



Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte plagë të shumta me thike dhe me armë të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen.

Të enjten pasdite, një kontigjent i madh i policisë ka kontrolluar zonën në Dölauer Heide. Policia po kërkon prova për të zbardhur ngjarjen. Nga autopësia rezultoi se viktima ishte qëlluar një herë me thikë e pastaj me plumba, ç’ka do të thotë se ai ishte viktimë e kriminelëve të dhunshëm.

Foto e viktimës publikuar nga “Bild”


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas