Ekonomi

Gjermani i CDU: Në Shqipëri nuk është ulur papunësia, por popullsia






               Publikuar në : 11:54 - 31/01/19 |
mapo.al

Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani, në një konferencë  mbi Zhvillimin Ekonomik dhe Kushtet e Infrastrukturës në Shqipëri, u shpreh se në Shqipëri nuk është ulur papunësia, raporton Pro Biznes Albania.


Me anë të një analize të thjeshtë e të shkurtër, ai përmendi rastin konkret ku vetëm në vitin 2015 u larguan 85.000 shqiptarë drejt Gjermanisë për të kërkuar azil.

Si në Gjermani, edhe në vende të tjera, shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë pa ndalur duke ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e popullsisë së Shqipërisë.

Siç theksoi Henze, Shqipërisë po  i largohet popullsia më e mirë, më e re, më e arsimuar, për të pasur një të ardhme më të mirë.

Si rrjedhojë, nga kjo analizë kuptohet se numri i të punësuarve të rinj është relativisht i ulët, pra nuk është ulur papunësia, por popullsia e Shqipërisë, tha ai.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas