Sport

Gjermani Klopp dhe Liverpool-i vulosin revolucionin te Bayern




               Publikuar në : 13:41 - 14/03/19 |
mapo.al

Ishte çështje kohe që cikli i Bayern Munchen t’i vinte fundi, për ironi të fatit ai që i jep goditjen finale ishte një gjerman Jurgen Klopp, trajneri që e sfidoi në Bundesligë por që humbi finalen e madhe në 2013. Historia ndryshon nën drejtimin e Liverpool, një ekip i mbushur me yje e me talente, pikërisht freskia e tyre fizike dhe individët bënë diferencën në Mynih.


Pavarësisht se arritën një rezultatin pozitiv në sfidën e parë(0-0), në asnjë moment Bayern nuk la përshtypjen se mund të fitonte. Ekipi i Niko Kovaç nuk kishte as gjunjët e as klasin për të thyer anglezët, këtë herë e tradhtuan edhe ato pak individë si Lewandowski, me polakun që e dërgoi në 7 numrin e ndeshjeve pa shënuar në fazën me eliminim direkt.

Liverpoolit i mungoi në sfidën e parë një gjigand si Van Dijk, rikthimi i tij ishte thelbësor pasi holandezi dhurojë një asist fantastik në minutën e 26-të. Mane përfitoi nga një dalje e gabuar e Neuer duke shënuar një gol më shumë klas. Bayern u rikthye shumë shpejt në lojë me një aksion personal nga Gnabry, një gol me fat teksa ishte e nevojshme edhi devijimi i Matip. Nga Bayern kërkohej një pjesë e dytë e madhe por në asnjë moment, as Ribery as Gnabry apo Rodrigues nuk e shërbyen si duhet në zonë Lewandowskin i cili vuajti shumë mbulimin e dyshes Matip-Dijk.

Holandezi tregoi të gjithë potencialin e tij në minutën e 69-të teksa me kokë riktheu Liverpoolin në avantazh. Historia e këtij takimi përfundoi këtu ndërsa në fund Mane u shërbye në zonë nga Salah dhe më kokë kompletoi “dopjetën” e tij personale dhe golin e tretë për Liverpool. Klopp rikthehet si triumfator në Mynih, firmos kapitullimin e Bayern që tashmë duhet të mendojë për të ringjallur një ekip të plakur dhe shumë larg emrit të madh që mbart.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas