Aktualitet

Gjermani/ Kush nuk vendos maskën, rrezikon gjobë deri në 5 mijë euro





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:45 - 28/04/20 |
mapo.al

Nga 27 prilli, thuajse në të gjithë Gjermaninë, vendosja e maskave është bërë e detyrueshme. Kush shkel këtë rregull, dënohet me gjobë, e cila shkon deri në 5 mijë euro.


“Ata mbajnë distancën, ndërsa vendosin edhe maskat. Mund të them se tani klientët janë më të qetë”, shprehet menaxherja e një dyqani.


Nga java e kaluar, Gjermania liroi shumë kufizimet që ishin vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Dyqanet deri në 800 metra katrorë u rihapën, po ashtu nisën punën edhe dyqanet e makinave dhe ato të biçikletave, pavarësisht nga madhësia e tyre.


Megjithatë, është parë e arsyeshme vendosja e detyrueshme e maskave. Shkelja e këtij rregulli ndëshkohet me gjobë që varion nga 15 euro deri në 5 mijë euro, e cila është e ndryshme në 16 lande, por në disa nuk aplikohet.


“Rekomandohet që maskat të përdoren në transportin publik dhe gjatë blerjeve”, tha Merkel më 15 prill. Por ndërsa masat u lehtësuan, shumë njerëz u dyndën në rrugë e sheshe pas bllokimit disa javor për shkak të pandemisë. Kjo situatë bëri që Merkel të paralajmëroi se Gjermania rrezikon të shkatërrojë atë që kishte bërë deri tani për t’u mbrojtur nga Covid-19. Merkel u shpreh se mbështet plotësisht lehtësimin e kufizimeve, por shprehu shqetësimin për zbatimin e rregullave.

Gjermania ka një sistem të decentralizuar dhe qeveria federale nuk mund t’i detyrojë landet që t’i bëjnë masat e detyrueshme. Megjithatë, shumë lande e morën vetë këtë vendim.

Në Berlin, masat janë më të buta, nuk aplikohen gjobat, ndërsa njerëzit lejohet të udhëtojnë me autobusë apo metro edhe pa vendosur maska. Bavaria, ndërkohë, që është rajoni më i goditur nga pandemia, ka masa më të rrepta, ku aplikohen gjoba nga 150 euro deri në 5 mijë euro për pronarët e dyqaneve që nuk sigurojnë maska për stafin e tyre.

Në një situatë të vështirë globale për të siguruar maska, qeveria gjermane ka arritur t’i sigurojë ato jo vetëm për stafin mjekësor, por edhe për përdorim të përgjithshëm. Avioni më i madh për transport mallrash në botë, Antonov AN-225, u ul të hënën në aeroportin e Leipzigut me një ngarkesë prej 10 milionë maskash të ardhura nga Kina. Në ditët në vijim, pritet të mbërrijnë edhe 15 milionë maska të tjera.


Etiketa: , ,

Pas