Aktualitet

Gjermani, lojtari i turret tifozit në tribunë: Më përmendi gruan dhe fëmijët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:16 - 15/09/20 |
mapo.al

Një incident i pazakontë ndodhi në Gjermani, në një prej ndeshjeve të Kupës DFB, ku luajtën Dinamo Dresden me HSV Spieler.


Në një stadium me tifozë, me maska, pra me publik pas disa muajsh, ndërsa rezultati ishte 4-1 për Dresdenin, futbollisti i HSV, Toni Leistner, një mbrojtës 30-vjeçar me përvojë, iu turr tifozi në tribunë.


Në një moment, një nga tifozët tha diçka, gjë që e bëri Leistnerin aq të zemëruar sa la fushën dhe shkoi tek ai.


Rojat shpejt ndërhynë dhe parandaluan një përplasje të mundshme fizike, dhe lojtari u largua nga tribunat kur ndërhynin dhe tifozët e tjerë.


Siç deklaroi lojtari i HSV, i cili lindi në Dresden, tifozi ofendoi gruan dhe fëmijën e tij, të cilët siç tha, ai “dëshironte që të vdisnin”.


Etiketa: , ,

Pas