Aktualitet

Gjermani – Në prag të rinisjes së Bundesligës, 10 lojtarë preken nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:40 - 04/05/20 |
mapo.al

Në prag të një rifillimi të mundshëm, lojtarët dhe stafet teknike të Bundesligës dhe Bundesligës 2, u janë nënshtruar të enjten e shkuar testeve të koronavirusit, teste të detyrueshme këto për rinisjen e stërvitjeve në grup.


Sipas asaj që raporton vetë Liga e Futbollit Gjerman, janë identifikuar 10 raste pozitive, të cilët tashmë janë në karantinë. Javën e ardhshme është parashikuar një tjetër analizë.


Testet që kryen pranë njëri-tjetrit, janë prashikuar për të prandaluar nëse do të jetë e mundur, që persona të infektuar më parë të marrin pjesë në stërvitje. Synimi i përgjithshëm është të krijohet masa paraprake në bazë të të dhënave të detajuara të largësisë, higjienës dhe të shqyrtimit të gjithëkohshëm.


Një nga qëllimet e këtij raundi testesh është të ulet mundësia e “negativëve falsë”, që nuk mund të përjashtohen tërësisht.


Protokolli i rreptë parashikon edhe testet vullnetare për familjet e lojtarëve. Kur të rikthehet stërvitja në grup, që kërkon miratimin e autoriteteve lokale, dy teste në javë do të jenë programuar në mënyrë të rregullt.

Liga e futbollit shpjegon që testet e kryera në ditët e shkuara kanë patur si qëllim për të dhënë siguri të mëtejshme dhe të mbrojë lojtarët në mënyrë sa më të mirë nga infeksionet në stërvitjet në skuadër ose nga situatat e lojës.

Në rast se lojtarët do të dalin pozitivë ndaj testeve, rikthimi i në bazë të masave të adaptuara do t’i takojë autoriteve shëndetësore lokale.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas