fbpx

Bota

Gjermani/ Pamje nga masakra para sinagogës (VIDEO)





               Publikuar në : 16:41 - 09/10/19 |
mapo.alm

Dy persona gjetën vdekjen dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Halle, në lindje të Gjermanisë.


Personat që bënë masakrën e paradites, ishin të veshur me uniforma ushtarake. Atentati ndodhi pranë një sinagoge në lagjen ‘Paulus’. Policia iu kërkoi banorëve që të shmangin zonën dhe të qëndrojnë në shtëpi.




Në fillim u shënuan të shtënat me armë, më pas pati shpërthime me granatë. Atentatorët qëlluan me armë gjysmëautomatike duke vrarë një grua dhe një tjetër jashtë sinagogës, si dhe duke plagosur disa të tjerë.

Bazuar në deklaratën e një dëshmitari, të shtënat nisën ndaj një fast food dhe kuzhine. Të dyshuarit, më tej hodhën granatë ndaj një varreze hebraike dhe u arratisën.

 

Nëpërmjet një postimi në Twitter, polica deklaroi se, “Kemi ndaluar një person. Kini kujdes. Dy persona janë në arrati në këmbë”.

LEXO EDHE: 

Krisma para sinagogës, dy të vrarë në Gjermani


Etiketa: , , ,

Pas