Bota

Gjermani/ ‘Pikturat e Hitlerit’ dështojnë të shiten në ankand






               Publikuar në : 13:41 - 11/02/19 |
mapo.al

Pesë  piktura që thuhet se janë  krijuar nga lideri Adolf Hilter, nuk janë  arritur dot të  shiten në  një  ankand në  Gjermani. Akuzat e falsifikimit ishin ato që  stepën blerësit, ndërkohë që kryebashkiaku i Nuremburgut, Ulrich Maly e përshkroi atë  për gazetën Sueddeutsche Zeitung si “diçka që  lë  shije të  keqe”.


Jo më  kot ankandi u mbajt në  qytetin e Nuremburgut, pasi njihet për tubimet e dikurshme famëkeqe hitleriane si dhe për shndërrimin e mëvonshëm në  vendin ku udhëheqësit nazistë  u gjykuan për krime lufte në  1945-ën.

Krahas 5 pikturave, përmes së cilave shtëpia e ankandit “Weidler” shpresonte të merrte jo më pak se 45 mijë euro, shitja përfshiu edhe objekte që  thuhet të  kenë qenë në pronë si të diktatorit, sikurse një vazo dhe një karrige kashte.

Ligji në Gjermani e ndalon tregimin në publik të simboleve naziste , më përjashtim të rasteve kur kjo bëhet në disa kontekste si për arsye mësimore apo historike. Në rastin konkret, shtëpia e ankandit “Weilder”  arriti të mos e shkelë ligjin duke i integruar simbolet në katalogun e saj.

<
>
Karrige që mban një suvanezë që supozohet se i është dedikuar diktatorit nazist Adolf Hitler
_105589307_052170283 000_1D65FC-e1549691008106-640x400 000_1D65F2-e1549690668418-640x400


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas