Aktualitet

Gjermani – Shërohen 50 mijë të infektuar me COVID-19, gati gjysma e të prekurve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:53 - 10/04/20 |
mapo.al

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, deklaroi se janë shëruar 50 000 persona nga koronavirusi, shifër kjo që do të thotë se gjysma e të prekurve tashmë kanë mposhtur virusin vdekjeprurës.


Në një konferencë për shtyp në Berlin, Spahn shtoi se masat që kanë ndikuar në jetën e përditshme në Gjermani janë marrë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.


“Masat e marra po tregojnë efekt. Ne shohim sukses. Sipas të dhënave të institutit Robert Koch, në vend ka rreth 110 000 raste. Po ashtu, më shumë se 50 000 persona janë shëruar. Rastet e reja janë në rënie”, theksoi Spahn.


Duke rikujtuar se periudha e festës së Pashkëve në vend do të fillojë nga nesër, Spahn i bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë masat, në mënyrë të mos vënë në rrezik këtë sukses.


Gjermania shënon deri ditën e sotme, 10 prill 2020, rreth 115 mijë të infektuar me koronavirus.


Bilanci global i COVID-19

LEXO EDHE: 

Koronavirusi/ Merkel: Lehtësojmë masat pas Pashkëve, por kujdes


Etiketa: , , , ,

Pas