Aktualitet

Gjermani, shqiptari gjendet i masakruar me thikë në pyll (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:22 - 20/09/19 |
mapo.al

Një shqiptar 27 vjeçar është vrarë në mënyrë barbare në Dölauer Heide të Gjermanisë. trupi i pajetë u gjet të dielën. Prokurori i çështjes tha të mërkurën se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, nga cila ka ndërruar jetë.


Nëse sulmi ndodhi në pyll apo 27-vjeçari shqiptar u vra diku tjetër është ende e paqartë. Policia ngriti grupin hetimor “Heide” dhe tani janë në kërkim të autorëve.


“Bild” shkruan dje se grupi hetimor zhvilloi kontrolle të enjten në dhjetëra forca policie në pyllin e qytetit për të gjetur gjurmë të mëtejshme për vrasjen e të riut shqiptar.


Trupi, i cili kishte plagë thike dhe arme, ishte fshehur nën gjethe në një kanal kullimi. I vdekuri u identifikua nga ADN-ja e tij.


I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme. Zbulimi i trupit u bë rastësisht të dielën nga një kalimtar.


Etiketa: , ,

Pas