fbpx

Bota

Gjermani/ Vrasja para 23 viteve, policia merr ADN-në e 900 personave





               Publikuar në : 11:13 - 24/11/19 |
mapo.al

Vrasja e 11-vjeçares Claudia Ruf, 23 vjet më parë, në qytetin gjerman të Grevenbroich, tronditi opinionin publik dhe zbardhja e saj ende nuk është bërë e mundur për të vënë para drejtësisë autorët e këtij krimi të pashpirt.


Për këtë arsye, hetuesit kanë nisur mbledhjen e ADN-së së qindra burrave, për të bërë të “hedhur dritë” në një nga ngjarjet më të rënda të këtij qyteti të vogël në perëndim të Gjermanisë.



Policia iu ka dërguar ftesë 900 personave për të dhënë ADN-në e tyre për t’i krahasuar me gjurmët e lëna në vendngjarje në ditën e krimit. Mbledhja e provave po bëhet në një shkollë fillore, ku personave të thirrur po iu merret nga një kampion pështyme.


Claudia Ruf u rrëmbye në maj të vitit 1996 ndërsa po shëtiste qenin e komshiut nëpër lagje. Trupi i saj u gjet dy ditë më pas nga hetuesit.


Etiketa: , , ,

Pas