Ajo që duhej të ishte një fundjavë argëtuese ka rrezikuar që të kthehet në një tragjedi për mijëra vizitorët e parkut “Europa”, në qytetin gjerman të Rustit.
Tym i zi dhe flakë deri në 15 metra lartësi përfshinë parkun, në momentin kur aty gjendeshin rreth 25 000 vizitorë.
Qindra zjarrfikës u thirrën të shtunën për të shuar zjarrin, në një operacion që përfundoi vetëm paraditen e së dielë. Të gjithë vizitorët u evakuuan, por, sipas autoriteteve lokale, u shënuan 4 të plagosur, dy punonjës dhe dy zjarrfikës. Dy zona të tëra argëtuese u dogjën.
Flakët filluan në një magazinë, duke u përhapur më pas edhe tek atraksionet në park. Parku “Europa” ka më shumë se 100 atraksione dhe karuzele dhe përfshin gjithashtu 5 hotele luksoze dhe kampingje.
Ai është kompleksi i dytë argëtues më i vizituar në botë, pas Disneyland në Paris. Është gjithashtu parku tematik më i madh i Gjermanisë.
I hapur në vitin 1975, shtrihet përgjatë 995 mijë metrave katrorë dhe ndahet në 18 zona tematike.
Top Channel
Kemi ndonje deklarate nga ISIS, se Gjermania e Merkel Gungaces eshte mbushur plot me siriane, irakeine, lloj lloj llumi ku ne kohe rekord pranohen si qytetare gjerman dhe paisen me passaporte, te padesheruar qe debohen jane vetem shqiptaret, kane frike se u zbukurojne rracen, jane kthyer ne gay dhe po u behet cdo diteme ngjyre te erret, brown.