252 orë dore të falsifikuara me destinacion Shqipërinë, janë konfiskuar nga zyrtarë doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani.
Veç orëve, u gjetën gjithashtu edhe 148 çanta kartoni me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura, mes të cilave edhe markën e njohur “Michael Kors”.
Vlera e origjinaleve arrin në rreth 60,500 euro. Ngarkesa kishte ardhur nga Hong Kong-u, ndërsa kishte si destinacion Shqipërinë.
Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë.