Gjermania: CDU dhe SPD ndahen për Shqipërinë

Frankfurter Allgemeiner Zeitung

Unioni (CDU/CSU) dëshiron të rezistojë ndaj hapjes së shpejtë të negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Do të vendosim në tetor, derisa të merret një vendim tjetër,” tha kryetari i Komisionit për Europën në Bundestag, Gunther Krichbaum. Një votë pozitive e 28 shteteve anëtarëve të BE në mes të qershorit nuk është fare e sigurt.



Nga ana tjetër, Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth, i socialdemokratëve të SPD, kërkon një fillim të shpejtë të bisedimeve të pranimit në BE. “Tani është koha që BE të mbajë premtimin,” shkruan Roth në një postim në Frankfurter Allgemeiner Zeitung të mërkurën. “Ne duhet të mbajmë fjalën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Progresi i bërë është i prekshëm”.

Të mërkurën, Komisioni i BE rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit. Vendimi përfundimtar, megjithatë, është në dorë të vendeve anëtare të BE, dhe mund të merret më 18 qershor në një takim të ministrave europianë në Luksemburg.

Në Gjermani, megjithatë, Bundestagu duhet të hapë dritën jeshile dhe kjo është e mundur vetëm nëse miratohet nga grupi i CDU/CSU. Hapja e negociatave për anëtarësim shihet në mënyrë kritike veçanërisht në Holandë, Danimarkë dhe Francë.

Shtetet e BE e miratuan në parim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut qershorin e kaluar. Megjithatë, fillimi i bisedimeve do të varej nga përparimi i mëtejshëm i reformave. Komisioneri përgjegjës, Johannes Hahn ka paralajmëruar se shtyrja dhe mosnjohja e progresit me objektivitet për vendet kandidate, mund të ketë pasoja dramatike për vendet në fjalë dhe rajonin në tërësi.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252