Aktualitet

Gjermania, kampione e Europës për U21, mposht Portugalinë (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:59 - 06/06/21 |
mapo.al

Gjermania është shpallur kampione e Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve. “Pancerat” e trajnerit Kuntz, mposhtën në finale Portugalinë me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Nmecha në minutën e 49-të.








Titullar në këtë përballje të zhvilluar në Slloveni ishte edhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, i cili qëndroi në fushë 68 minuta, teksa u zëvendësua nga Burkardt.

Për sa i përket ndeshjes, gjermanët u treguan më konkretë, teksa krijuan raste të shumta shënimi, teksa mjaftoi goli i minutës së 49-të, për të ngritur në qiellin e Ljubljanës trofeun e Euro 2021.

<
>
Gjermania3 Gjermania2 Gjermania1 Gjermania Gjermania U21 gjermania5

Një sukses i madh për Gjermaninë U21, që ia del të shpallet kampione e Europës për herë të tretë në histori.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas