Aktualitet

Gjermania pranon gjenocidin në Namibi, ish-koloninë e vet afrikane














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:02 - 28/05/21 |
mapo.al

Gjermania pranoi të premten për herë të parë gjenocidin e shekullit të kaluar në Namibi, në shtetin afrikan që dikur e kishte koloni të vetën.






Namibia u pushtua nga trupat perandorake gjermane në vitet 1884-1915, dhe iu vendos emri Afrika Jugperëndimore Gjermane.


Gjenerali Lotar von Trota i shtypi me dhunë fiset autoktone që e kundërshtonin marrjen e tokave dhe kafshëve shtëpiake, duke urdhëruar dëbimin dhe shfarosjen e tyre.







Të paktën 70 mijë veta u ekzekutuan në masë mes viteve 1904-1908, me burra, gra e fëmijë të lënë të vdekur në shkretëtirë prej etjes.



“Duke qenë se Gjermania ka një përgjegjësi historike dhe morale, ne i kërkojmë falje Namibisë dhe pasardhësve të viktimave. Tani do u referohemi atyre ngjarjeve zyrtarisht nga këndvështrimi i sotëm, si gjenocid“, deklaroi Heiko Mas, ministri i Jashtëm i Gjermanisë.



Namibia fitoi pavarësinë në vitin 1990 pasi u qeveris për 75 vite nga Afrika e Jugut dhe për 30 vite nga Gjermania.

Shteti afrikan dhe Gjermania nisën në vitin 2015 të negociojnë një marrëveshje që ndërthurte ndjesën nga ana e Berlinit por edhe një program ndihmash për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjermania tani planifikon të investojë mbi 1 miliard euro në projekte zhvillimore në Namibi, gjest që thotë se po e bën edhe për të lehtësuar disi vuajtjet e viktimave të gjenocidit.

1


Etiketa: , , ,

Pas