I ftuar në Syri TV, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi e ka quajtur vendimin e Bundestgut gjerman një lajm i mirë për Shqipërinë, por një lajm i keq për qeverinë.
“Është një lajm i mirë për shqiptarët, por një lajm i keq për qeverinë. Edhe Holanda është kundër, spektike edhe Franca. Ne rrezikonim kësaj rradhe të kishim një JO absolute. Kusht i parë kryesor është zgjidhja e krizës politike.
Do të jemi në një monitorim për plotësimin e 9 kushteve. Sigurisht që një rast i humbur, është një lajm shumë i keq. Kemi marrë statusin e vendit kandidat që në vitin 2004. Sot vendet e tjera, që ishin shumë pas, janë shumë përpara Shqipërisë.
Mali i Zi i ka hapur, Maqedonia e Veriut e mori datën. Ne kemi nevojë për një monitorim pasi kemi të bëjmë me një shtet rrumpallë. Këto 5 vite nuk kemi bërë asnjë progres. Vjet u hap shampanja, sot na u shtuan dy kushte të tjera”, u shpreh Idrizi.
Lexo edhe:
Gjermania: Zgjidhni krizën e rëndë politike, 9 kushte për negociatat