Aktualitet

Gjermania vendos të hapë kufirin për disa vende, Italia dhe Spanja të bllokuara





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:26 - 13/05/20 |
mapo.al

Austria dhe Gjermania planifikojnë të lejojnë lëvizjen e lirë  në kufijtë e tyre të përbashkët. Dhe kjo do të jetë e mundur duke nisur nga 15 maji. Kështu bëjnë me dije zyrtarët austriake. Lëvizja e lirë e qytetarëve është kufizuar që nga mesi i muajit mars si një masë e ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e coronavirus.


Një lehtësim i kushteve të kalimit midis Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë dhe Francës do të hyjë në fuqi të shtunën dhe do të lejojë vetëm udhëtimet e biznesit dhe vizitat familjare.


Gjermania do të vijojë ti mbajë të mbyllur kufijtë me Spanjën dhe Italinë.


“Jo vetëm autoritetet por  të gjitha shoqëritë janë ende në kaos. Nuk po themi që gjithçka mbaroi dhe mund të bëjmë çfarë duam, të gjitha kufizimet po hiqen gradualisht. Por duke pasur parasysh që situata në vendet tona është shumë më mirë sesa në pjesët e tjera të Evropës ne po mundohemi të bëjmë çmos për të rifilluar jetën normale”, shprehet, Marius Laurinavicius, analist në Institutin Vilnus.


Edhe Vendet e Baltikut Letonia, Estonia, Lituania kanë njoftuar heqjen e të gjitha kufizimeve të udhëtimit. Krerët e 3 shteteve thonë se nga e premtja të gjithë njerëzit që udhëtojnë brenda zonës do të jenë lëvizin lirshëm. Lituania ka rihapur pjesërisht kufirin e saj me Poloninë.

Kroacia po kështu ka pranuar se do hapë kufirin me disa vende fqinje.


Etiketa: , ,

Pas