Kryesore

Gjermania: Zgjidhni krizën e rëndë politike, 9 kushte për negociatat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:48 - 24/09/19 |
mapo.al

Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosën sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera.


Në krye të shqetësimit të Bundestagut gjerman është kriza politike në Shqipëri. Për herë të parë, parlamenti gjerman njeh me dokumentin e vet më të rëndësishëm që ka prodhuar për Shqipërinë se në vendin tonë ka një krizë të rëndë politike dhe se ajo duhet zgjidhur menjëherë për të mos dëmtuar negociatat.



“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme,”– thuhet në dokumentin e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD.


Vendimi i grupeve parlamentare të koalicionit qeverisës në Gjermani nuk ka një datë negociatash dhe kushtet për t’u plotësuar nga 7 kanë shkuar në 9. E reja e dy kushteve të Gjermanisë këtë vit është se ato lidhen drejtpërsëdrejti me problemet me zgjedhjet, përfshirë edhe ato të 30 Qershorit.

  1. Procedime penale të shpejta për ata që janë përfshirë në blerje votash.
  2. Një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit dhe nëse urdhërohet përsëritja e këtyre zgjedhjeve ato të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

Kushtet e tjera kanë të bëjnë me ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë si SPAK, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, dënimi i zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimi i grupeve parlamentare të koalicionit qeverisës në Gjermani është ndryshe për Maqedoninë, për të cilën rekomandohet të nisë negociatat e anëtarësimit.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas