Deputeti Flamur Noka në një prononcim për shtyp në oborrin e selisë së PD-së tha se më 8 janar do të vendoset për largimin e pengut të Ramës.
“Deri më sot ka pasur afat për të zbatuar votën e demokratëve. Më 8 janar sovrani e kthen godinën nga alkatraz në shtëpi lirie siç ka qenë gjithmonë” tha Noka.
Një përfaqësi e komisionit të Rithemelimit të PD-së mbërriti në selinë PD-në por i ka gjetur dyert të mbyllura dhe nuk mundi të hyjë në godinë.