Familjarët e 27-vjeçarit Enea Ftoi, i cili u gjet i vdekur paraditen e sotme në paraburgimin e Komisariatit të Korçës, kanë zhvilluar ceremoninë mortore ditën e sotme.
Para se të përcillnin drejt banesës së fundit djalin e tyre, ata kanë protestuar para Komisariatit të Korçës, duke mbajtur në duar arkivolin e 27-vjeçarit.
“Teksa marshojnë nëpër qytet, familjarët e Enea Ftoit mbajnë në duar pankarta me mesazhe të ndryshme. “Jo dhunë dhe padrejtësi, por dashuri dhe drejtësi”,- thuhet në njërën prej tyre.
Kujtojmë se ditën e djeshme, për rreth katër orë, tre ekspertë mjeko-ligjore, dy të pavarur dhe një i Institutit të Mjekësisë ligjore kanë kryer ekspertizën, ndërkohë që përgjigjet pritet të dalin pas tre javësh.
Familjarët e viktimës akuzojnë policinë për vdekjen e djalit të tyre, pasi në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.
27-vjeçari ka shenja të dukshme dhune në fytyrë, kokë, krahë dhe shpatulla.
Ndërkohë do të jenë rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore që do të zbardhin shkakun e vërtetë të vdekjes së 27-vjeçarit, baba i tre fëmijëve.