Aktualitet

Gjetja e eshtrave të italianit Terrusi, nisin gërmimet në Burgun e Burrelit






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 01/10/20 |
mapo.al

30 vite pas rënies së dikaturës komuniste për herë të parë kanë nisur gërmimet në Burgun e Burrelit për gjetjen e eshtrave të shtetasit italian Giuseppe Terrusi, i cili vdiq në këtë burg në vitin 1952. Në këtë burg mendohet se janë varrosur dhe shumë të burgosur të tjerë që kanë humbur jetën gjatë dënimit nga torturat, sëmundjet ose uria, por është hera e parë që shteti shqiptar ndërmerr një akt të tillë për gjetjen e tyre.


Gazeta Mapo mëson se ka qenë këmbëngulja e ambasadës italiane në Tiranë dhe djalit të Giuseppe Terrusi, Aldo Renato Terrusi, që ka çuar drejt këtij veprimi.


Pas një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe ambasadës italiane është ngritur një task-force e posaçme për të nisur këtë proces. Shumë familjarë që kanë humbur të afërmit në këtë burg shpresojnë që ky hap të çojë dhe drejt gjetjes së eshtrave të të dashurve të tyre. Ky është vetëm një hap i parë dhe shumë i vonuar për gjetjen e të zhdukurve gjatë komunizmit që u pushkatuan ose vdiqën në burgje gjatë viteve 1945-1991. Sipas shifrave zyrtare janë afro 6 mijë të zhdukur gjatë diktaturës, kryesisht të burgosur politikë. Procesi do të monitorohet me ekspertët e ogranizatës ndërkombëtare ICMP që është e specializuar në gjetjen dhe identifikimin e të zhdukurve gjatë luftrave apo regjimeve totalitare.



Giuseppe Terrusi erdhi në Shqipëri si nëndrejtor i bankës italiane në Gjirokastër. Më pas emërohet drejtor i bankës italo-shqiptare në Vlorë. Arrestohet në vitin 1945 me akuzën që u kishte dorëzuar me dëshirë bankën gjermanëve, kur në letrat e tij shprehet qëndrimi antagonist me pushtuesit gjermanë. Burgoset fillimisht në Vlorë dhe pas 4 vitesh çohet në burgun e Burrelit, ku ndërron jetë në vitin 1952. I biri, i lindur në Vlorë dhe i riatdhesuar me të ëmën, në vitin 1949, në Itali, kërkon prej vitesh të marrë eshtrat e të atit në atdhe.


LEXO EDHE:


Odiseja e Aldo Terrusit në kërkim të të atit: Qeveritë shqiptare tallen me mua


Etiketa: , , ,

Pas