Sport

Gjici në aksion, dëshiron Dajën ose Gegën në stolin e Kukësit






               Publikuar në : 16:23 - 19/07/19 |
mapo.al

Trajneri Ernest Gjoka u pushua nga Kukësi, e prishtme. Tekniku nuk ia doli të realizonte “detyrimin” dhe të kalonte Debrecenin, prandaj dhe presidenti Safet Gjici e largoi nga pozicioni i trajnerit. Numri një i klubit ka menduar dhe emrat që pritet të zëvendësojnë ish-teknikun Gjoka.


Fiksimi i madh është trajneri Ilir Daja. Ai përflitet prej kohësh në korridoret e klubit verilindor dhe kjo gjë shqetësoi dhe trajnerin Ernest Gjoka. Ky i fundit reagoi para ndeshjes së barazuar 1-1 me Debrecenin duke deklaruar se këto zëra ishin dashakeq. Gjoka iku dhe tashmë zërat mund të kthehen në diçka konkrete, Gjici e do, bisedimet mund të ndodhin.

Një tjetër emër që i ka mbetur peng presidentit është Skënder Gega. Tekniku kampion u largua nga Partizani pa asnjë arsye konkrete dhe mund t’i befasonte të gjithë duke pranuar pankinën verilindore. Një lëvizje e tillë do t’i shijonte shumë presidentit Safet Gjici dhe për faktin se do t’u merrte rivalëve të tij, trajnerin kampion.

Lexo edhe: 

Gjoka: S’kam gjë për të thënë, të flasin të tjerët për mua


Etiketa: , ,

Pas