Çdo mbasdite, pasi binte zilja e orës së fundit, fëmijët e kishin zakon të ndalonin tek kopshti i Gjigantit. Ishte një kopsht i gjërë, me bar të gjelbërt dhe të butë.
Vënd e vënde dallonin lule mahnitëse, si yje, dhe dymbëdhjetë pemë pjeshke, të cilat çdo pranverë dhuronin fryte të shijshme. Zogjtë mbështeteshin lehtë mbi degë dhe këndonin aq ëmbël saqë fëmijët ndërprisnin lojrat për t’i dëgjuar.
“Sa të lumtur jemi këtu!”- i thonin njëri tjetrit.
Një ditë Gjiganti i kthye. Pati qënë vizitë, tek miku i tij, Lugati i Anamalit, për shtatë vjet. U kthye pasi i pati thënë gjithçka kishte për të llafosur, mes heshtjesh dhe fjalishë të shkurtra. Kur u kthye në kështjellën e tij, pa fëmijët që luanin nëpwr kopshtije.
“Po ju këtu, çfarw po bëni?”- gërthiti me një zë të rreptë, duke i trembur fëmijët. “Kopshti im është imi, dhe kjo nuk është fare e vështirë për tu kuptuar, ndaj askujt nuk do i jepet leje të luaj këtu përveç meje.”
Dhe iu fut vrik punës për të ngritur sa më shpejt një mur rrethues të lartë, mbi të cilin gozhdoi, mbi një tabelë, fjalët “kush kapërcen murin do ndëshkohet”.
Kaq egoist qe Gjiganti.
Tani të mjerët fëmijë as nuk e dinin më se ku të luanin. Mundoheshin të loznin në mes të rrugës, por rruga ishte plot tym dhe e ashpër, dhe kjo ja largonte dëshirën për lojra. Kur dilnin nga shkolla, shkonin dhe silleshin rreth murit dhe flisni për atë kopshtin e bukur e të rrethuar. “ Sa të lumtur ishim atje!” i thonin njëri tjetrit.
Erdhi kështu pranvera, dhe gjithë vendi u mbush me zogjë dhe me lule. Vetëm në kopshtijen e Gjigantit Egoist ishte akoma dimër. Atje zogjtë nuk dëshironin të këndonin, sepse nuk kishte fëmijë, dhe as pemët nuk donin të lulëzonin. Vetëm një lule e bukur dhe krejt e vockël nxori kokën nga toka, por kur pa shkrimin e gozhduar u mërzit aq shumë saqë u kthye menjëherë për të fjetur nën dhe’. Vetëm Bora dhe Acari gëzonin.
“Pranvera e ka harruar këtë kopshtije” thërrisnin “ kwtu pra ne mund të rrijmë gjithë vitin”. Bora mbështolli barin me mbulesën e saj të bardhë dhe Acari pikturoi me argjend të gjithë pemët. Pastaj ftuan erën më të ftohtë, Veriun, dhe ai erdhi shpejt. Ashtu, i mbuluar me pëlhura, fryente me fuqi dhe hynte në oxhak. “sa kënd i lezetshëm për ne, do thërrasim të vijw dhe Breshërin”. E kështu erdhi dhe Breshëri, Çdo ditë për tre orë kërciste e çukiste mbi çatinë e kështjellës. Dhe plasariti e theu sa e sa tjegulla. Pastaj ashtu i veshur me gri vraponte si i marrë nëpër kopësht.
“Nuk arrij të kuptoj se si Pranvera po vonon kaq shumë” thoshte Gjiganti Egoist, i uluar afër dritares, nga ku shikonte vetëm të ftohtin e zbehtë. “Shpresojmë që gjithçka të ndryshojë”.
Por Pranvera nuk erdhi, nuk erdhi as Vera. Vjeshta i dhuroi të gjithëve fruta të arta, vetëm në kopshtije e Gjigandit nuk dha as edhe një, “Është tepër egoist” tha. Kështu që aty ishte gjithnjë Dimër, dhe mes pëmëve vallëzonin dorë më dorë Veriu, Breshëri, Acari dhe Dëbora.
Një mëngjes Gjigandit, shtrirw mbi shtrat, por pa gjumë, i edhi në vesh një muzikë krejt e ëmbël. Aq e harmonishme ishte saqë mendoi mos po kalonte rrugës orkestra e Mbretit. Në të vërtetë ishte vetëm një bilbil që po kwndonte jashtë dritares, por ngaqë kishte aq kohë pa dëgjuar këngët e zogjve në bahçen e tij, Gjigandit ajo i ngjau si melodia më e bukur e botës. Papritthmi Breshëri nuk po i oshëtinte në kokë, era e Veriut ndërpreu ulurimën. “Më duket se më në fund erdhi Pranvera”,- tha dhe kërceu nga shtrati dhe pa jashtë. Po çfarë pa?
Para syve të tij u shpalos një shfaqje mahnitëse. Nëpërmjet një qarjeje të ngushtë në mur, fëmijët kishin kaluar dhe hyrë në kopësht, dhe ishin kacavjerrur mbi degë. Mbi secilwn pemë qëndronte i ulur një fëmijë. Dhe pemët shfaqnin një lumturi të madhe për rikthimin e të vegjëlve midis degëve të tyre, saqë i afronin ato si krahë për t’i përqafuar dhe me gjethe ua preknin pwrkwdhelnin flokët. Zogjtë fluturonin duke cicëruar të lumtur, dhe midis fijeve të barit çelnin lulet me gaz.
Pamja qe magjepëse, por në një kënd të kopshtit ishte akoma dimër. Ishte këndi më i largët i kopshtijes dhe Gjiganti atja pa një tjetër fëmijë. Ishta aq i vogël saqë nuk arrinte të kapej tek degët e pemës, dhe sillej rrotull duke qarë me dënesë. E shkreta pemë ishte akoma e mbuluar me akull dhe borë, dhe Era e Veriut akoma i shfrynte dhe uluriste nga sipër . “Kapu vogëlush”, thoshte pema, dhe përkulte degët sa më poshtë që mundej; por fëmija ishte tepër i vockël.
Ku pa këtë, zemra e Gjigantit u zbut. “Sa egoist i keq paskam qenë?” tha. “Tani e di pse Pranvera nuk donte të vinte këtu. Do ta ngjis atë fëmijën e gjorë mbi pemë dhe pastaj do të rrëzoj murin rrethues, dhe kopshi im do jetë gjithmonë i hapur e le të vijë kushdo qw tw dojë, dhe do jetë hapsira e lojrave të tyre gjithmonë.” Ishte tepwr i penduar për çka kishte bërë.
Zbiti poshte vjedhurazi dhe me ngadalë hapi ngadalë derën, dhe doli në kopësht. Por me ta parë fëmijër vrapuan të tmerruar, dhe aty u bë u bë sërisht dimër. Vetëm vogëlushi nuk iku, sepse sytë e tij ishin aq të mbushur me lot saqë nuk e pa dot Gjigantin kur po i afrohej. Vigani ju afrua, e kapi me kujdes nga shpatullat, e vuri mbi dorë dhe e mbështi butë mbi pemë. Menjëherë pema lulëzoi, cicëruan zogjtë midis degëve, dhe vogëlushi i hodhi krahët në qafë dhe i dha një puthje Gjigandit. Fëmijët e tjerë, me të parë që Gjiganti nuk ishte më i lig, u kthyen me vrap në kopësht. Edhe Pranvera bashkë me to.
“Tani ky kopësht është i juaj fëmijë”- tha Gjigandi , dhe kapi një çekiç të madh, dhe me të theu gjithë murin rrethues. Dhe kur erdhi pasditja, njerëzit që po dilnin nga puna, panë Gjiganti tek lozte në kopshtin më të bukur në botë.
Gjithë ditën luajtën pa ia ndarw, dhe kur erdhi mbrëmja shkuan tek Gjiganti për ta përshëndetur.
“Po shoku juaj, ai më i vogli, ku është?” i pyeti ai. “Ai vogëlushi që ndihmova për të hipur në pemë?”. Gjiganti e donte më shumë se gjithë të tjerët, se vogëlushi i kishte dhwnw dhe një puthje.
“Nuk e dimë”, u përgjigjen fwmijwt, “do ketë ikur”.
“Thojini që të kthehet nesër”, tha Gjiganti, “Patjetër”.
Por fëmijët iu përgjigjën se nuk e dini se ku banonte, nuk e kishin parë kurrë. Dhe Gjiganti e ndjeu veten shumë të trishtuar.
Çdo pasdite, kur dilnin nga shkolla, fëmijët ktheheshin të luanin tek kopshtija me Gjigantin. Por vogëlushi i panjohur, të cilin Vigani aq shumë e donte, nuk u pa më. Gjiganti ishte i sjellshëm me të gjithë fëmijët, por kishte shumë mallë për të, dhe shpesh e përmendte “ Sa do doja ta takoja sërisht”, përsëriste.
Kaluan vitet dhe Gjiganti u plak dhe e la forca. Nuk arrinte dot më as të luante dhe as të vraponte, dhe rrinte i ulur mbi një kolltuk të madh, shikonte fëmijët që loznin, dhe vëzhgonte me admirim kopshtin.
“Sa lule të bukura kam”, thoshte “Por fëmijët janë lulet më të bukura”.
Një mëngjes dimri, tek po që vishej, pa jashtë. Tanimë nuk e urrente më dimrin, e dinte që ishte vetëm Pranvera e fjetur, dhe lulet që pushonin.
Papritur fërkoi sytë nga çudia e madhe, dhe vëzhgoi sërisht e sërisht.
Çka po shikonte ishte diçka me të vërtetë e jashtëzakonshme. Tek këndi më i largët i kopshtit ishte një pemë e gjitha e mbuluar me lule krejt të bardha. Gjitha degët ishin të arta, fruta të argjënta vareshin nga to, dhe në këmbët e trungut ishte vogëlushi pwr të cilin ai pati aq mall.
Gjiganti zbriti shkallët plot ngazëllim dhe doli në kopshtije. Vrapoi të gjithë bahçen dhe arriti afër. Por kur ishte thuajse aty, fytyra iu skuq e tëra nga mllefi, dhe e pyeti:
“Kush ka guxuar të të lëndojë ty?”
Në pëllëmbët e duarve të vogëlushit ishin shënjat e mwdha tw plagëve të dy gozhdave. Po ashtu dhe në këmbët e tij kishte plagw gozhdwsh.
“Kush të ka lënduar?”, bërtiti me të madhe Gjiganti. “Thuajmë dhe unë do marr shpatën time të madhe dhe do ta vras!”.
“Jo!” ju përgjigj fëmija “Këto janë plagët e Dashurisë”.
“Po ti kush je?”, pyeti Gjiganti, dhe një ndjenjë e habitshme nderimi e pushtoi sw brendshmi, dhe e bëri të gjunjëzohej para vogwlushit.
Dhe fëmija i buzëqeshi Gjigantit, dhe i tha “Një ditë ti me ke lënë të loz në kopshtin tënd, dhe sot ti do vish të luash në kopshtin tim, që është Parajsa.”.
Dhe atë pasdite, kur fëmijët u kthyen me vrap tek kopshtija, gjetën Gjiganti që shtrihej i vdekur në këmbët e pemës, i gjithi i mbuluar me lule të bardha.
Përktheu: GIRNI SIMONI