Ka dështuar edhe një herë tjetër tentativa e prokurorëve të Vlorës për të hyrë në zyrën e Shpëtim Gjikës.
Kryebashkiaku aktualisht ndodhet në një spital privat në Tiranë ndërkohë që prokurorët shkuan në zyrën e kryebashkiakut të Vlorës.
Ata nuk kanë mundur të hyjnë në të pasi asnjë prej punonjësve të Bashkisë Vlorë nuk kishte çelësin e zyrës së Gjikës.
Prokuroria ka tentuar edhe ditë më parë të marrë materiale në zyrën e Gjikës për hetimin lidhur me akuzat për dhenie abuzive të lejeve të ndërtimit.
Kjo është hera e tretë që prokurorët dështojnë në marrjen e materialeve nga zyra e Gjikës.