Kryesore

Gjiknuri: Dhunë barbare, dëmi miliona euro iu bë shqiptarëve, jo privatit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:38 - 03/04/18 |
mapo.al

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme shprehu keqardhje për dhunën e ditës së shtunë gjatë protestës për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit, ndërsa tha se dëmi shkon në disa miliona euro.






Ai e quajti “dhunë barbare”, duke shtuar se pas protestës u “ndaluan nga policia persona me precedentë penalë”.


Sakaq Gjiknuri e cilësoi dhunën në Kukës si të nxituar politikisht dhe duke u shprehur se dëmi i shkaktuar është kolosal.







“Nga një përllogaritje paraprake, dëmi shkon në disa miliona euro. Dëmi iu bë shqiptarëve, jo privatit. Ky nuk duhet ngatërruar si thjesht një investim privat. Ai është investim që i takon publikut, pasi kapitalizohet nga shteti kur të mbarojë kontrata”.




“Siç parashikohet në kontratë, çdo banor i zonës së Kukësit, si përdoruesit i shpeshtë i Rrugës së Kombit, do të mund të përfitojë nga sistemi i aboneve dhe njëkohësisht të kontribuojë për mirëmbajtjen e rrugës dimër-verë, si edhe investimet mbrojtëse e plotësuese të saj,” shprehet Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.



Më tej, Gjiknuri theksoi se koncesioni nuk është ndonjë gjë e re, pasi është dhënë që në vitin 2016.

“Mirëmbajtja dhe kostot që e shoqërojnë një koncept i panjohur në Shqipëri. Tarifa ka qenë e miratuar me kohë, ne duhet ta rikonfirmonim. Mirëmbajtja kërkon 1.5 milionë euro për km”, tha ministri Gjiknuri.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas