Aktualitet

Gjiknuri ironi me Metën: “Avatari” ka ardhur të zbulojë komplotet në Vlorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:41 - 16/04/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, ka replikuar në distancë me presidentin Ilir Meta.





“Numri 12 duhet të jetë edhe referendum për këtë avatarin e ditëve të fundit që ka zbritur në Vlorë e që zbuloi komplotin se tha do marrin 9 mandate. Unë tha zbulova komplotin se vlonjatët do të votonin për 9 mandate për Partinë Socialiste. Pra, problemi i këtij mikut që erdhi nga Tirana, Presidenti që na u vetshpall lider i opozitës kishte hallin pse qytetarët e Vlorës do të jepnin 9 mandate për Partinë Socialiste. E vërteta është se qytetarët e Vlorës do t’i japin 9 mandate për Partinë Socialiste sepse Partia Socialiste ja ngriti dinjitetin Vlorës jo thjesht me këngë, histori e lapidare por edhe me vepra konkrete. Patjetër këtyre iu vret sytë e bukura, edhe Presidentit edhe këtyre tjerëve këtu. Në çdo vend që trokasin ju thonë se në Vlorë po bëhet ndryshim i madh”, u shpreh Gjiknuri gjatë takimit me banorët e rajonit nr.2 në qytetin e Vlorës.


Ai ftoi qytetarët e Vlorës në një referendum masiv për t’i dhënë përgjigje edhe pretendimeve të presidentit Ilir Meta.





“Avatari që ka ardhur të zbulojë komplotet në Vlorë ka dalë dhe thotë unë jam kandidati i opozitës, unë jam drejtuesi i opozitës. Ai ka kohë që kërkon një referendum, le ti japim referendumin në Vlorë. Qytetarët e Vlorës nuk janë mish për top, as njerëz që mbajnë armët aty fshehur dhe tu vijë Ilir Meta tu thotë rrëmbeni armët ju për kuislingët. Ne në histori kemi luftuar pushtuesit, ne jemi pro zhvillimit dhe të mirës. Tani meqe ai do referendum, le ti japim referendumin alla vlonjatçe me 9 mandate për Partinë Socialiste dhe ai të mos shkelë më në Vlorë”, kërkoi Gjiknuri.

Lexo edhe :  Meta: Ia arrita që 25 prilli të ishte ditë paqësore! Apeli për partitë politike


I shoqëruar nga deputeti aktual Edmond Leka dhe kandidati për deputet Anduel Tahiraj zhvilluan një takim me banorë të rajonit nr.2 në qytetin e Vlorës ku nënvizoi votën për PS si vijimësi e projekteve.


“Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo Vlorë është shumë herë më e bukur dhe këto erdhën sepse patëm një qeveri që punoi për Vlorën. Ne na duhet vota për numrin 12 për Partinë Socialiste. Të dashur vëllezër dhe motra, mos e hidhni votën dëm, ata duan ta ndalojnë zhvillimin e Vlorës. E deklarojnë përditë se projektet e Vlorës thonë do ti çojmë në SPAK, në prokurori. Ne duhet ti themi të kundërtën, ne vlonjatëve na ka ardhur fati, shyqyr që po investohet dhe këto projekte do ti çojmë deri në fund. Vlora është e jona, nuk ështe e Lul Bashës dhe të tjerëve të cilët e kanë treguar se sa e duan këtë qytet. Çfarë bënë ata kur ishin në pushtet? Asgjë!

Ne e kemi një mision të nisur, kemi një rrugë që se kemi përfunduar, ky Qark ka potenciale të mëdha dhe jo më kot qeveria socialiste ka investuar në këtë Qark. Për të mos I lënë në mes këto, sic duan ata të bëjnë për të na kthyer prapa, ne duhet të votojmë numrin 12 Partinë Socialiste. E ardhmja juaj është zhvillimi i këtij qyteti, zhvillimi i këtij qyteti ka vetëm një destinacion numrin 12. Nuk ka asnjë numër tjetër”, theksoi Gjiknuri.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas