Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gjiknuri: Kreu i Shtetit duhet të jetë kundërshtar i partive.

by us er2
18/04/2022
in Aktualitet, Politika
0

“E rëndësishme është që të gjejmë një president që të mos jetë si ai që kishim”. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan deklaroi se presidenti i ri duhet të jetë një figurë me integritet që të qëndrojë mbi palët dhe të mos ketë plane politike.

Gjiknuri nënvizoi se kreu i ri i shtetit duhet të jetë antipodi i Ilir Metës në Presidencë. Sekretari i Përgjithshëm i PS hedh poshtë në një intervistë për InfoWebTV dhe zërat se Lulzim Basha të jetë një kandidat i mundshëm për President.

-Po afron përfundimi i mandatit të presidentit, a do të kemi një president nga PS, një emër konsensual apo nga shoqëria civile?

E rëndësishme është që të gjejmë një president që të mos jetë si presidenti që kishim. Pra, të jetë një njeri që di të qëndrojë mbi palët, një njeri që nuk ka interesa dhe plane politike, një qytetar me integritet. Mund të jetë ish-politikan, ish-akademik. Ne kemi mundësi ta zgjedhim presidentin tonë me 71 vota, kjo nuk diskutohet. Ne mendojmë që t’i afrojmë qytetarëve shqiptarë një antipod të asaj që pamë te Ilir Meta.

Do të thotë një figurë që ka integritet, nuk ka interesa të çastit politike dhe të dijë që të qëndrojë mbi palët dhe ta shikojë misionin e tij si president dhe jo si një njeri që ka misionin e tij politik që çfarë do të bëjë pas ditës që do të ikë nga detyra. Ne nuk e duam këtë. Jam i bindur që PS do të jetë në gjendje që të afrojë shumë personalitete, qoftë dhe brenda radhëve të saj, nuk flas deputetë aktualë, mund të jenë, por dhe njerëz që kanë kontribute dikur qoftë në PS apo qoftë në institucione të tjera jo partiake apo mund të vijnë nga bota akademike.

-Flitet dhe për një presidente grua?
Grua apo burrë e rëndësishme është që të jetë me integritet.

-Po nëse propozohet nga opozita do ta votonit?
Nëse ka ndonjë figurë që është e përshtatshme ne do ta dëgjojmë. Ne do të fillojmë një proces negociate me opozitën për të krijuar një lloj identikiti të presidentit të mundshëm.

-Basha është një ndër kandidatët?
Tani kjo e Bashës e ka gjetur përgjigjen. Ka qenë më shumë një diversion brenda PD-së. Ne s’do të bëjmë eksperimente me figura që dështuan me një drejtim të politikës dhe mendojnë se do të gjejnë presidencën për platformë tjetër politike. Ne duam të evitojmë atë që patëm me Ilir Metën i cili mbase me dy mendje apo me gjysmë zemre la drejtimin e LSI, dhe u fut në presidencë dhe atje e ktheu presidencën në një platformë politike të tijën dhe një instrument për ta përdorur në interes të opozitës.
Presidenti duhet të jetë kundërshtar i partive, ai s’duhet të përfshihet fare në politikën e ditës, por të respektojë vetëm Kushtetutën.

-Nëse pas mandatit ai bashkohet me Berishën do e keni pak vështirë nëse ndodh?
Ne përballë i kemi pasur edhe tani ata thjesht do të heqë një kapele dhe do të vërë një tjetër. I njëjti njeri është.

-A e keni ju frikë Berishën në gjithë këtë lëvizje që po bën?
As nuk e shkoj ndërmend që Berisha jo vetëm për moshën që ka, por dhe për atë çka e njohin shqiptarët do të përbëjë rrezik për PS. Po ai është rrezik për një pjesë të demokratëve për shkak se një pjesë e ndjekin dhe unë e besoj që e ndjekin me zemër, pasi është themelues i PD, por ju e dini që ka një malore shumë të lartë përpara. Jo vetëm që është i papranueshëm për partnerët perëndimore dhe aq më tepër Shqipëria që është një vend i vogël dhe shumë i ndërlidhur me interesat e komunitetit të vendeve demokratike.

Së dyti praktikisht kanë çarë partinë e tyre. Kur të dyja copat apo të treja copat ishin të tërë bashkë, pasi së bashku ishin qoftë në prill 2021, por dhe më parë dhe arritën atë rezultat, nuk e di se si të ndarë do të jenë më efektivë. Por logjika më thotë që do të jenë më të dobët seç ishin.

 

Tags: Damian GjiknuriKreu i shtetitparti

JU SUGJEROJME

Ishte e parkuar në garazh, bëhet shkrumb e hi një makinë, dyshimet e para
Aktualitet

Ishte e parkuar në garazh, bëhet shkrumb e hi një makinë, dyshimet e para

05/07/2022
Ç’po ndodh në qeverinë e Boris Johnson, dy ministra japin dorëheqjen
Bota

Ç’po ndodh në qeverinë e Boris Johnson, dy ministra japin dorëheqjen

05/07/2022
Putin mesazh urim për Bajram Begajn, “shëndet dhe suksese në detyrën e tij”
Bota

Miku miliarder i Putin gjendet i pajetë në pishinën e banesës

05/07/2022
Identifikohen dy shqiptarët që u gjetën të plagosur në mes të rrugës në Itali
Bota

Shqiptari në Itali rrezikon deri në 30 vjet burg, iu gjet mbi 30 kg kokainë

05/07/2022
Next Post
Arbër Hajdari flet troç: Bora dhe Donaldi do të rikthehen përsëri bashkë

Arbër Hajdari flet troç: Bora dhe Donaldi do të rikthehen përsëri bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Ishte e parkuar në garazh, bëhet shkrumb e hi një makinë, dyshimet e para
  • Ç’po ndodh në qeverinë e Boris Johnson, dy ministra japin dorëheqjen
  • Miku miliarder i Putin gjendet i pajetë në pishinën e banesës
  • Shqiptari në Itali rrezikon deri në 30 vjet burg, iu gjet mbi 30 kg kokainë
  • Pacolli me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In