Aktualitet

Gjiknuri në tryezën e Ref.Zgjedhore, Bardhi: Turpi i PS, qeveria t’u hapë rrugë zgjedhjeve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:12 - 14/01/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas dakordësimit mazhorancë-opozitë në tryezën e Reformës Zgjedhore, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në rrugën e hartimit të një Ligji të ri Elektoral.


Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Bardhi kritikon PS-në përsa i takon përfaqësimit në tryrezë me ish-ministrin Damian Gjiknuri, i cili sipas demokratëve duhet të ishte nën akuzë për blerjen e vota në Dibër, në kuadër të dosjes hetimore 184.


Teksa rendit pikat e dakordësuara për një Kod të ri Zgjedhor, Gazment Bardhi i bën thirrje qeverisë që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.


Deklarata
Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:


1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.
2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.
3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.

Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

LEXO EDHE: 

Reforma Zgjedhore, Rama: PD iu rikthye arsyes, pas 1 viti të humbur në rrugën e konfliktit


Etiketa: , ,

Pas