Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, u shpreh pas arritjes së marrëveshjes se është për të adhur keq që nuk u avancua me rekomandimin e ODIHR për depolitizimin e komisioneve të administrimit zgjedhor, megjithatë theksoi se është arritje që kemi sot një konsensus, një njohje të rregullave të garës nga të gjithë palët.
Gjiknuri theksoi se PD hoqi dorë nga kërkesat absurde, si qeveri teknike para zgjedhjeve.
Përfaqësuesi i PS, vuri në dukje se opozita hoqi dorë nga alibia për zgjedhjet e ardhshme, dhe shtoi se tashmë Këshilli Politik do të vijojë me diskutimin e sistemit zgjedhor, dhe implementimin e pikave për të cilat është rënë dakort sonte.
Përsa i përket indentifikimit biometrik, Gjiknuri tha se është rënë dakort që një eskpert i ardhur nga BE do të saktësojë se deri në çfarë mase dhe shkalle do të mund të aplikohet ky sistem elektronik.
LEXO EDHE:
Bylykbashi dhe Vasili: Dështoi përpjekja e Edi Ramës për të kapur komisionet
Detajet e marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’, si do zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i KQZ