Aktualitet

Gjiknuri-qytetarëve të Vlorës: Votoni PS për më shumë vende pune














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 12/04/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Afrim Qendro konsumuan kafen e mëngjesit me një grup banorësh të rajonit nr.5 në lagjen “Osman Haxhiu”.





Gjatë bashkëbisedimit, Gjiknuri u ndal tek problematikat e zonës duke pohuar se në këtë mandat të tretë qeverisës, investimet do të prekin edhe lagjet e brendshme.


“Nuk e zgjodha rastësisht të jem përfaqësuesi juaj si deputet i kësaj zone por sepse jam i vendosur për të qenë një zë i fuqishëm, për t’ju përfaqësuar dhe për të kërkuar investime të mëtejshme për Rajonin 5, për ta vendosur më tepër në vëmendje këtë zonë, në mënyrë që të çojmë përpara të gjitha punët e nisura. Shumë prova konkrete i kemi dhënë. Nisja e punës për asfaltimin e rrugës së njohur si Pusi i Mezinit, kërkesë shumëvjeçare e banorëve është vetëm një tregues i punëve të shumta që janë parashikuar për këtë zonë,” u shpreh Gjiknuri.

Lexo edhe :  Mea culpa politike e mendtë në kokë




Nënkryetari i Bashkisë Vlorë Afrim Qendro u ndal më konkretisht në projektet infrastrukturore të parashikuara për Rajonin 5.



“Është parashikuar që në zonën e hangareve të implementohet tregu përfundimtar i cili do t’i japë zgjidhje problemit të mungesës së një tregu të mirëfilltë e me standardet e duhura. Brenda këtyre ditëve përfundon procedura e tenderimit për rrugën e Poçerisë, një projekt rehabilitues i cili përfshin dhe sistemin e kanalizimit, duke i dhënë fund të gjitha shqetësimeve infrastrukturore të këtij aksi rrugor me rrëndësi për zonën”, u shpreh Qendro.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas