Aktualitet

“Gjikuria”: Do ndërtojmë 20 apartamente për të prekurit nga tërmeti








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 29/11/19 |
mapo.al

Kompania “Gjikuria” do të ofrojë ndihmën e saj për të kontribuuar në ndërtimin e banesave të shembura nga tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.4 që goditi vendin tonë më 26 Nëntor.


Në solidaritet me situatën e krijuar, firma “Gjikuria” ka marrë përsipër për të ndërtuar 20 apartamente për banorët që janë prekur nga tërmeti i së martës. Të gjitha apartamentet do të ndërtohen me financimin e vetë kompanisë.


“Kompania Gjikuria, në kuadër të solidaritetit pas dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit, merr përsipër ndërtimin e 20 apartamenteve me financimin e saj, për familjet më në nevoje”, njofton kjo kompani.



Nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit u goditën rëndë zonat e Durrësit, Thumanës, Tiranës e Laçit. Dhjetra banorë kanë humbur jetën, ndërsa rreth 750 të tjerë kanë pësuar lëndime.




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas