Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në qytetin e Gjirokastrës. Shtetasi Vitjon Lluka është bërë viktimë e një lëndë plasëse teksa ishte duke ecur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e qajtur “Hani” në Subash.
Burime nga policia bëjnë me dije se Vitjon Lluka ishte duke ruajtur bagëtinë, në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse. I dëmtuari është transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
27-vjeçari nga fshati Shtëpëz ndodhet në gjendje të rendë për jetën. Lluka ka marrë dëmtime në trup dhe në fytyrë, kryesisht në pjesën e poshtme të nofullës.
Mendohet se Vitjon Llukës i është bërë atentat. Shkak dyshohet hakmarrje për një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Në 2016 ngeli i vrarë Dorian Lluka, i cili është vrarë nga vëllai i Vitjon Llukës, Enrik Lluka.
Enrik Lluka është ende në kërkim për vrasjen e Dorjan Llukës.