Shoqëritë e transportit të udhëtarëve kanë dalë në protestë ditën e sotme. Për shkak të protestës të gjithë autobusët e linjave drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera janë bllokuar. Drejtuesit e shoqërive shprehen se protesta do të jetë pa afat, teksa paralajmërojnë edhe grevë. Ata kërkojnë nga qeveria që të ndërhyjë në mënyrë që të sigurohet konkurrenca e ndershme.