Aktualitet

Gjirokastër/ Dyshimet për vrasje, 35-vjeçari me plagë në ballë dërgohet i vdekur në spital














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 15/07/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një i ri i komunitetit rom është dërguar i pajetë në spitalin e qytetit.






Burime për mediat, bëjnë me dije se në trupin e viktimës, mjekët kanë konstatuar plagë në pjesën e ballit.


Dyshohet se i riu 35-vjeçar është përfshirë në sherr dhe është goditur me mjete të forta nga persona ende të paidentifikuar.







Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së 35-vjeçarit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.



Mësohet se persona të panjohur e kanë dërguar të riun drejt spitalit.



Njoftimi i Policisë: 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë djeni për ngjarjen.

1


Etiketa: , , ,

Pas