Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri për motive banale në vendin e quajtur “Ish Agjencia e Udhëtarëve”, Gjirokastër. Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet XH.H, banues në Tepelenë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, 68-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën pasi është goditur me grusht nga personi me inicialet E.B (39 vjeç).
Për shkak të gjendjes së rënduar, 68-vjeçari është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa agresori është larguar nga vendngjarja, ndonëse është bërë e mundur kapja e tij.
39-vjeçari është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar procedurat e mëtejshme.